Djajtë e Kuq kanë shprehur hapur interesimin për të transferuar mbrojtësin e talentuar francez, por pritet që të sfidohen nga milanezët në këtë synim.

Manchester United do të ketë konkurrencën e Milan për të nënshkruar me mbrojtësin e RB Lepizig, Dayot Upamecano.

Talenti 19 vjecar është një nga lojtarët kyç të Leipzig që prej transferimit nga RB Salzburg për 10 milionë euro, në janar të këtij viti.

Francezi ka kontratë katërvjecare me skuadrën nga Bundesliga, që do t’i ndihmojë gjermanët në pozitën e tyre nëse Milan ose United bëjnë oferta.