Zëdhënësja e Fondit të KB-së për fëmijë (UNICEF) në Jemen, Martiksel Relanjo, sot paralajmëroi se rezervat e derivateve në Jemen do të zgjasin deri në fund të nëntorit dhe rezervat e vaksinave do të shteren për një muaj, nëse koalicioni ushtarak i kryesuar nga Arabia Saudite nuk lejon të dërgohet ndihmë humanitare në portin Al Hudaidu dhe aeroportin në Sanë.

Në bisedën telefonike me gazetarët në Gjenevë, Relanjo tha se çmimet e derivateve janë rritur për 60 për qind.

Ajo shprehu shqetësim për shkak të paraqitjes së mundshme të epidemisë së sëmundjes infektive të difterisë dhe mungesës së ushqimit për shkak të mbylljes së portit.