Hulumtimi i Kombeve të Bashkuara tregon se të paktën 15 milionë vajza të moshës prej 13 deri në 19 vjet detyrohen në seks gjatë çdo viti, por një numër shumë i vogël prej tyre kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje. Sipas hulumtimit të zbatuar nga UNICEF-i, shkalla më e lartë e këtij lloj të dhunës seksuale është vërejtur në Kamerun.

Shtetet e tjera të cilat janë theksuar në raport janë Republika Dominikane, ku është zhvilluar seks-turizmi dhe Filipine, ku është zhvilluar praktika për maltretim seksual përmes internetit.

Sipas UNICEF-it, dhuna  e përhapur seksuale ndaj vajzave-adoleshente e pengon arritjen e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të KB-së, në të cilat është paraparë vendosja e barazisë gjinore deri në vitin 2030. Vetëm një prej njëqind vajzave të keqtrajtuara seksualisht kanë kërkuar ndihmë pasi janë sulmuar.