Numri i emigrantëve që në Itali vijnë nga Tunizia, Turqia dhe Algjeria është rritur në tremujorin e tretë të këtij viti. Tre kombësitë më të numërta që në Evropë vijnë përmes Mesdheut janë sirianët, marokenët dhe nigerianët, theksohet në raportin e ri nga UNHCR-ja.

Në të janë cekur rrugë të ndryshme, të cilat i kanë shfrytëzuar refugjatët dhe emigrantët këtë vit që të vijnë në Evropë.

“Muajt e fundit rruga prej Greqisë përmes detit është më e pranueshme, numri i të sapoardhurve në Itali përmes detit është zvogëluar, ndërsa emigrantët dhe refugjatët përdorin rrugë të ndryshme për të arritur deri në Evropë”, tha Paskal Moro, drejtor i Byrosë Evropiane të UNHCR-së.

Numri i kalimit nga Libia në Itali është zvogëluar në periudhën korrik-shtator kur 21.700 njerëz kanë arritur në Itali, që është numër më i vogël në katër vitet e fundit.