Sipas rezultateve nga analizat e kryera nga Instituti për shëndet publik –Shkup, NPK Tetovë njofton se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës është sipas kushteve të parapara me Rregulloren për sigurinë e ujit për pije (Gazeta Zyrtare e RM-së nr.46/08).

Uji poashtu është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike, kimike dhe fizike dhe është i sigurt për pije, thonë nga NPK Tetovë./TetovaSot