Nëse keni pyetur a ekziston gjatësia e caktuar e flokëve e cila u përshtatet mirë të gjitha femrave, pa marrë parasysh formën e fytyrës së tyre, përgjigja është PO.

Flokët të cilat shtrihen deri te supet janë gjatësi ideale por u përshtatet të gjitha teksturave të flokëve për ç’shkak frizerët i quajnë ‘çudibërëse’.

A keni dëgjuar ndonjëherë për ‘clavicut’? Nëse jo, koha është që të njihni këtë gjatësi popullore të flokëve e cila është e veçantë për shkak se u përshtatet mirë të gjitha formave të fytyrave.

Emri rrjedh nga fjala latine për klavikulën dhe pikërisht ajo kockë është “pika” e gjatësisë ideale.

Frizerët thonë që flokët të cilat shkojnë deri tek klavikula në të vërtetë janë ‘çudibërëse’, sepse, pos që u përshtatet të gjitha formave të fytyrës, u përshtatet edhe të gjitha teksturave të flokëve.

Flokëve të holla dhe të rrafshëta u ndihmojnë të arrijnë vëllimin. Flokëve të forta dhe kaçurrela u ndihmojnë të zbusin volumin.

Tek bobi i shkurtër flokët kaçurrela ‘fryhen” në maja dhe kështu krijojnë iluzionin e zgjerimit të fytyrës, ndërkaq kështu me këtë gjatësi nuk do të ndodhë.

Në këtë galeri shikoni cilat bukuroshe të famshme kanë bartur “clavicut’