Kreu i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar sot një arrestim të mbajtur të fshehtë nga policia e Elbasanit. Bëhet fjalë për një të ri, të identifikuar si Orest Sota, i cili duket se nuk i është ndaluar postbllokut të policisë.

Por pas arrestimit atij i janë gjetur në makinë 800 mijë euro dhe dy patenta për drejtim makine, në emër të Saimir Tahirit.

Ja çfarë shkruan Lulzim Basha në Facebook:

Burime të sigurta informojnë se:

“Me date 01/11/2017 eshte arrestuar nga policia e Elbasanit shtetasi Orest Lefter Sota sepse nuk i ka ndaluar postbllokut te policise. Gjate kontrollit ne automjet i jane gjetur dhe sekuestruar 800 mije Euro dhe dy deshmi aftesie per drejtim automjeti ne emer te Saimir Tahirit. Ky rast nuk eshte bere publik ne njoftimet qe ben policia.” 

Duke denuar ashpersisht fshehjen e kesaj ngjarje kriminale nga Haki Cako dhe Fatmir Xhafa me urdher te Edi Rames, i kerkoj prokurorise te hetoje e te mos shmange nga pergjegjesia autoret dhe urdheruesit e ketij akti mafioz.