Tyrese Gibson po kalon një periudhë tepër emocionale. Aktori 38-vjeçar ka shpërthyer në lot gjatë një deklarate në rrjetet sociale për jetën e tij personale.

Ai ka bërë një apel për të parë vajzën e tij 10-vjeçare Shayla si dhe ka thënë se do të tërhiqet nga “Fast & Furious 9” nëse Dwayne ‘The Rock’ Johnson është pjesë e tij.

“Mos ma merr vajzën të lutem, mos ma merr”, ka thënë ai mes lotëve. “Kam dy muaj që jam larg vajzës sime. Dua thjesht të shoh vajzën time dhe mos dëgjo askënd sepse askush nuk është në dhomën e gjyqit”.

Në videon e postuar ai ka shtuar gjithashtu: “Më vjen keq t’ju them se nëse Dwayne është në “Fast 9″, unë nuk do të jem. Ti je përzier me familjen dhe vajzën time, kështu që edhe unë do përziem me tënden”. Ai më tej e ka quajtur Johnson një klloun dhe egoist.