Sot në Turqi është shpallur një ditë zie kombëtare për shkak të sulmit terrorist në Xhaminë El Ravda të Egjiptit, me ç’rast flamujt në vend dhe përfaqësitë jashtë vendit janë ulur në gjysmështizë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të vendimit të marrë, sot gjithashtu edhe në Ambasadat e Turqisë në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë flamuri i Turqisë është ulur në gjysmështizë për nder të viktimave të sulmit terrorist në Egjipt.

Kujtojmë se në sulmin e së premtes së kaluar në xhaminë El Ravda në qytetin Arish të Egjiptit kishin humbur jetën të paktën 305 persona, ndërsa ishin plagosur 128 të tjerë.