Tuba Buyukustun është një nga aktorët më të bukura dhe më në zë në Turqi.
Ajo gjithashtu është tejet e njohur dhe e dashur edhe për publikun shqiptar.

Aktorja ka bërë për vete shumë njerëz në shqipëri me rolin e Elifit në serialin turk “Diamante dhe dashuri”.

Bukuroshja së fundmi është përfolur në mediat turke për jetën e saj private dhe për lidhjen me biznesmenin Umur Evirgen.

Por teksa të gjithë ishin në pritje të një martese mes tyre e madje përflitej se ishte caktuar edhe data e martesës, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Në një prononcim për mediat, Buyukustun madje ka mohuar edhe lajmin e një shtatzënie të mundshme, që gjithashtu ishte përfolur së fundmi.

“Jemi të lumtur kështu, nuk ka as fëmijë as martesë,”-është shprehur ajo.

Tuba ka dy vajza nga martesa e parë.