Presidenti amerikan, Donald Trump mbërriti dje në mbrëmje në Uashington, duke i dhënë fund turit të tij 12-ditor në pesë vende të Azisë.

Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë rreth orës 21:00 (02:00 GMT) pas një udhëtimi prej 32 000 kilometrash që përfshinte Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin, Filipinet dhe Havain.

“Ishte me të vërtetë një udhëtim i mrekullueshëm”, tha Trump për gazetarët.

Turi i presidentit në vendet e Azisë, përfundoi dje në mëngjes në Filipine i vlerësuar për përpjekjet e tij për nxitjen e marrëveshjeve më të drejta tregtare.

“Këto 12 ditë kanë qënë me të vertetë të mrekullueshme dhe kam bërë shumë miq të mirë”, tha presidenti Trump për gazetarët ndërsa ai po largohej nga Manila.

“Unë mendoj se kemi bërë një punë vërtet fantastike”, shtoi Trump.

Gjithashtu, Trump tha se ky udhëtim kishte mundësuar bashkimin e vendeve të Azi-Paqësorit kundër programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe testeve të raketave.

Ky udhëtim mbetet një ndër udhëtimet më të gjatë që një president amerikan mund të ketë bërë gjatë dekadave.