Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nuk është i sigurt nëse sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tilerson do të mbetet në atë funksion deri në fund të mandatit.

“Nuk e di, do të shohim”, ka deklaruar Tramp në intervistën për televizionin Foks, në pyetjen për ardhmërinë e Tilersonit si diplomat i parë i SHBA-së.

Tilerson, i cili  e braktisi pozicionin udhëheqës të gjigantit të naftës “EksonMobil” që të vijojë në Stejt departamentin, u gjend në shënjestër të kritikave të Trampit pas pohimeve të mediave se për presidentin ka thënë se është trap.

Trampi deri tani ka ndërruar një numër të këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve më të afërt, si shefin e Kabinetit rens Pribas, këshilltarin për siguri kombëtare Majkëll Flin, këshilltarin strategjik Stiv Benon dhe zëdhënësët Shon Spajser dhe Entoni Skaramuçi.

Plotësisht, Trampi shpesh herë publikisht kritkon disa nga anëtarët e Kabinetit, si për shembull prokurorin publik Xhef Sensh.