Presidenti amerikan, Donald Tramp nga fundi i javës do të fillojë një turne të gjatë dhe të ndjeshme nëpër Azi, ku do të dominojë çështja për kërcënimin bërthamor verikorean.

Pas marrjes së funksionit, për Trampin kjo do të jetë vizita e parë në Azi, ndërkaq gjatë turneut 11-ditor do t’i vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut, Vietnamin dhe Filipinet.

Krahas pjesëmarrjes në disa samite rajonale, presidenti amerikan do të realizojë edhe një sërë takimesh, para së gjithash me presidentin kinez Ksi Xhinping, por edhe me presidentin kontravers filipinas, Rodrigo Duterte.

Shtëpia e Bardhë thekson se kohëzgjatja e udhëtimit, ndërkaq që bëhet fjalë për turneun më të gjatë aziatik të një presidenti amerikan që nga koha e Xhorxh Bushit në vitin 1991, paraqet shenjë të angazhimit dhe vendosshmërisë për zhvillim të marrëdhënieve me atë pjesë të botës.

Pas ndalesës së sotme të shkurtë në Havai, Tramp të dielën do të shkojë në Japoni, ku me kryeminstrin japonez, Shinxo Abe do të takohet për një parti të re golfi. Në këtë ngjarje, do t’iu bashkëngjitet edhe lojtari profesionist i golfit, Hideki Macujama, i cili për momentin është i katërti në listën botërore. Tramp shpreson se me bisedimet me kryeministrin japonez do ta përforcojë aleancën mes dy shteteve, në kohën kur shumë liderë botëror distancohen prej tij, para së gjithash për shkak të qëndrimeve për Iranin dhe ndryshimet klimatike.

“Marrëdhëniet e afërta të Japonisë dhe SHBA-së janë shumë të rëndësishme, posaçërisht në dritën e kërcënimit veriokorean bërthamor dhe raketor”, deklaroi kohë më parë Abe. Tramp dhe Abe në fytyrën e Koresë së veriut kanë armik të përbashkët, por një pjesë e mediumeve shkruajnë se është e mundur që Japonia të duhet ta paguajë çmimin e asaj miqësie në fusha të tjera, për shembull në atë ekonomike.

Pas Japonisë, më 7 dhe 8 nëntor, Tramp do të qëndrojë në Kore të Jugut, ku nuk do t’i drejtohet zonës së çmilitarizuar në kufirin mes Veriut dhe Jugut, siç e bënë atë paraardhësit e tij. Pritet vëmendje e posaçme të shkaktojë fjalimi i tij në Parlamentin jugokorean. Seuli shpreson se Tramp do ta konfirmojë fuqinë e aleancës së tyre, në kohën kur Pheniani me hapa të mëdhenj po lëvizë drejt realizimit të qëllimeve të veta bërthamore.

Megjithatë, analistët vlerësojnë se në Kore të Jugut ekziston frikë se Trampi mund ta çojë vendin në një konflikt ushtarak, i cili do të ishte i padobishëm dhe i përshpejtuar. Jugokoreanët, të cilët po negociojnë dialog me Korenë e Veriut, nuk u pëlqyen kërcënimet e ashpra të Trampit drejtuar Phenianit përmes Tuiterit. Nga ana tjetër, Tramp konsideron se Seuli po merr qëndrim tejet të butë.

“Koreja e Jugut po bëhet e vetëdijshme, siç thash edhe unë, se nuk ka efekt lëshimi pe i saj”, shkroi Tramp në Tuiter.

Pas Seulit, prej 8 deri më 10 nëntor në radhë është pekini. Atje Trampi do të ketë takim me presidentin kinez, Ksi Xhinping, të cilin kohë më parë e quajti “njeri të fuqishëm”. Për dallim nga retorika agresive gjatë fushatës parazgjedhore për problemin me tregtinë kineze, tani Tramp është shumë më i kujdesshëm në deklaratat rreth kësaj teme. Ai do të tentojë ta bindë Ksi të marrë qëndrim shumë më të fuqishëm ndaj Koresë së Veriut.

“Në të kaluarën SHBA-ja ishte shumë e fuqishme, kështu që konsideronte se Kina duhet të dëgjojë”, deklaroi profesori Xhia Kvanxhio nga Universiteti i Pekinit.

“Nuk është më ashtu”, vlerësoi ai.

“Kjo do të mund të jetë dallimi i tyre më i madh”, thotë Xhia.

Analistët vlerësojnë se për momentin Tramp vjen si “lojtar më i dobët”, posaçërisht pas përforcimit të pozitës së Ksi në kongresin e kohë mëparshëm të Partisë komuniste. Më shumë rezultate nga ky takim priten në fushën e bashkëpunimit ekonomik. Me të, në Kinë vijnë prëfaqësues të komunitetit afarist, kryesisht nga sektori energjetik. Pritet që Tramp dhe Ksi të nënshkruajnë marrëveshje për investim në vlerë prej miliarda dollarëve, që do të mund ta përforconte imazhin e Trampit në vendin e tij dhe të kontribuojë për realizimin e qëllimit të tij – uljen e deficitit tregtar me Kinën.

Më pas, më 10 dhe 11 nëntor, Tramp do të qëndrojë në Vietnam, ku në qytetin Da Nang do të marrë pjesë në takimin e kreut të Bashkëpunimit ekonomik aziatiko-pacifik  (APEK), tubim prej ku zakonisht promovohet liberalizimi i tregtisë. Në këtë Samit, Tramp do të realizojë takim me liderë të shumtë botëror, përfshirë edhe presidentin rus, Vlladimir Putin.

Turneun do ta përfundojë me takimin me  presidentin kontravers filipinas Duterto. Më 12 dhe 13 nëntor, ai do të jetë në Filipine, ku në Manilë do të marrë pjesë në tubimin e dytë rajonal, atë të Lidhjes së vendeve  nga Azia juglindore (ASEAN). Edhe në këtë Samit do të jetë i pranishëm Putini.

Mediumet vlerësojnë se pritet takim mjaft interesant i Trampit me Duterte, i cili është i njohur për qërim hesapet e përgjakshme me tregtarët e drogës.

“Shkojmë në Filipine, ku administrata e mëparshme nuk ishte e mirëseardhur”, deklaroi në fillim të javës Trampi.