Donald Trump dhe Kim Jong-un kanë shkëmbyer fyerje të rënda personale me njëri-tjetrin, duke ndezur kështu edhe më shumë krizën mes dy vendeve.

Presidenti amerikan përdori Twitter-in për të deklaruar se nuk do ta quante kurrë udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un “të shkurtër dhe të shëndoshë”, pak pasi ministria e jashtme koreno-veriore e quajti Trump “plak”.

Koreja e Veriut kundërshtoi udhëtimin e zotit Trump në Azi, duke e quajtur atë një “vizitë luftëtarësh” dhe e përshkroi përsëri presidentin si një “njeri të plakur”.

Trump u përgjigj në mënyrë pasive, duke sugjeruar se ai kurrë nuk do ta quante zotin Kim “të shkurtër dhe të shëndoshë.

“Unë po përpiqem shumë që të jem shoku i tij dhe ndoshta kjo do të ndodhë një ditë!”, shkruaji Trump.

Ndërsa presidenti shkruante në mediat sociale, anijet dhe tre avionë amerikanë po merrnin pjesë në një stërvitje ushtarake në Paqësorin Perëndimor, prane Korese se Veriut, në një shfaqje forcë që synonte të paralajmëronte Kim Jong-un