“Zhvilloni biznesin tuaj: zgjeroni biznesin tuaj jashtë kufijve të vendit” është tema e seminarit të dytë “Gratë në biznes”, i cili u mbajt sot nga banka “Tutunska”, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH).

Seminari është pjesë e programit  “Gratë në biznes” të financuar nga BERZH, Suedi, Luksemburg dhe Fondit Special të Aksionarëve të BERZH-it dhe i implementuar në bashkëpunim me bankën NLB SHA Shkup.

Në seminar morën pjesë rreth 40 përfaqësues dhe liderë të kompanive të cilët kishin mundësi të marrin këshilla të dobishme se si të zhvillojnë dhe zgjerojnë biznesin e tyre jashtë vendit.

Programi kreditor për  për “Gratë në biznes” është në pajtim me marrëveshjen në lartësi  prej tre milionë euro për mbështetjen e grave sipërmarrëse në Maqedoni mes bankës NLB dhe Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH). Kjo është pjesë e një nisme rajonale për Ballkanin Perëndimor – Gratë në biznes.

Ky program gjithëpërfshirës është hartuar për promovim sipërmarrjen në gratë, duke ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të drejtuara nga gratë për të hyrë në shërbime financiare dhe këshilldhënëse, duke u mundësuar të realizojnë  rritje në punën.

Programi “Gratë në biznes” është dedikuar dhe e fokusuar në mënyrë speciale ndaj ndërmarrjeve e vogla dhe të mesme të drejtuara nga gratë. Mundëson qasje deri te kreditë në vlertë deri në 300.000 euro për financimin e mjeteve themelore, por edhe të mjeteve për punë vijuese, me kushte shumë të volitshme, me afat të pagesës deri në pesë vjet.