Ajo është një nga moderatoret më të dashura shqiptare që ka preferuar të qëndrojë e njëjta me kalimin e kohës.

Albana Osmani rrallë herë ka guxuar të eksperimentojë me flokët e saj. Gjithmonë me flokë të gjata e të errëta. Këtë herë Albana na shfaqet kaçrrelse.

Ajo do të  shfaqet me pamjen e transformuar në emisioni e Top Shoë ku ka zbuluar dhe të ftuarën e rradhës. Ajo ka postuar foto krah këngëtares Miriam Cani e cila së fundmi ka publikuar këngën më të re ‘Meteor’.

Mund të themi se me modelin e ri të flokëve moderatorja duket më e ëmbël dhe si gjithmonë nuk mungon buzëqeshja e saj.