Trajneri i Sevillas, Eduardo Berrizo ka dalë në konferencë për media para ndeshjes me Villarealin.

Pak ditë pasi njoftoi se është diagnostifikuar me kancer, Berrizo ka thënë se po ndihet mirë.

“Dua të falënderoj të gjithë për dashurinë e ofruar. Jam mirënjohës për mbështetjen e dhënë nga Sevilla, stafi, lojtarët, tifozët dhe të gjithë. Nuk du ta më shikoni si viktimë. Unë jam një njeri që dua ta luftoj sëmundjen. Aktualisht po ndihem mirë, nuk e di deri kur do të zgjatë kjo situatë. Javën e ardhshme do të konsultohem me stafin mjekësor për të vendosur për të ardhmen time” ka thënë Berrizo.