Situatat në sferën e mediave dhe propozim-ndryshimet e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale ishin një ndër temat për të cilat biseduan drejtori i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale mediale, Zoran Trajçevski dhe përfaqësuesi i OSBE-së për liri të mediumeve, Harlem Dezir.

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale mediale informon se në takimin, që u mbajt dje pasdite, është bërë fjalë edhe për problemet me të cilat përballet Servisi publik radiodifuziv, ndërsa theksi është vënë në sigurimin e burimeve të sigurta për financim të rregullatorit edhe të RTVM-së.