Drama familjare për Gareth Bale. Sipas portalit ‘Wales Online’, vëllai i gruas së Bales, Emma Rhys-Jones, Alexander Willias, është gjetur i vdekur në shtëpinë e prindërve të tij në Penarth, pak kilometra larg Cardiffit.

Alexander ishte 29 vjeç punonte si shitës makinash në biznesin e babait të tij, shkruan “Mundo Deportivo”, raporton SYRI.net.

Policia po heton vdekjen, por për momentin ata nuk kanë gjetur prova të dyshimta.