Marrja e një lejeje qëndrimi të përhershme apo nënshtetësia nga shteti britanik, është e vështirë. Duhet një kontratë pune, një marrëveshje studimi, ose një martesë, ku procedurat zgjasin minimalisht tre vjet e maksimalisht gjashtë.

Prandaj lindi kërkesa dhe oferta e ”trafikantëve të qenieve njerëzore”. Kërkohen gjithnjë e më shumë pasi janë rruga më e shkurtër drejt ishullit dhe kushtojnë nga 7,000 deri në 11,000 paundë britanik për një person të vetëm, mashkull.

Një nga këta trafikues shkruajti në inbox-in e revistës Anabel, gjithë frikë e dyshim mos historia e tij do t’i binte në sy autoriteteve e do të kapej. Përveçse tregon një histori të stërdëgjuar nga një këndvështrim i ri, sjell para nesh dhe dilemën: A është trafikant, apo sekser i BE-së?