Francesco Totti i ka dalë në ndihmë Daniele de Rossit, pas shuplakës që i dha Gianluca Lapadulas në ndeshjen e djeshme ndaj Genoas

Legjenda e Romës, Francesco Totti i ka dal në mbrojtje Daniele de Roosit, pasi ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Genoas pas shuplakës që i dha Gianluca Lapadulas, e cila në fund i kushtoi Romës me barazim.

Totti thotë se gjithkush ka të drejtë të gaboi, por insiston se De Rossi është i pari ai që e ka pranuar fajin dhe kërkon nga të gjithë që ta përkrahin për të lënë mbrapa atë që ndodhi ndaj Genoas.

“Të gjithë kanë të drejtë për të gabuar. Daniele gaboi dje, por ai është i pari që e di”, shkruan fillimisht Totti në Twitter.

“Askush nuk mund ta vë në dyshim atë që ka bërë dhe do të bëjë për Romën. Ai është kapiteni ynë. Tani të gjithë duhet të punojmë së bashku që të kthehemi shpejtë”.