Pronari i “Agrokor”, Ivica Todoriq” u prononcua në bllokun e tij, duke theksuar se nuk fshihet nga autoritetet kroate.

“Nuk fshihem, ndërgjegjja ime është e pastër, por si njeri, të cilit thellësisht i janë shkelur të drejtat e njeriut, kam plotësisht të drejtë të kundërshtohem në ndjekjen politike”, shkruan Todoriq.

Ai theksoi, se avokatët e tij janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet dhe institucionet kompetente, të cilët e kanë të njohur adresën ku ai ndodhet.

Todoriq ishte vendosur në Listën evropiane të personave më të kërkuar dhe është thirrur të premten të paraqitet si dëshmitar para Komisioni parlamentar për hetim për rastin “Agrokor”, por ai nuk ka marrë thirrjen.