7 persona janë grabitur një një fouristradë është shkrumbuar në Kir të Dukagjinit. Tre persona ma maska dhe të armatosur kanë ulur nga makina pasagjerët dhe shoferin duke i marrë gjithçka çfarë kishin. Njëri prej grabitësve fillimisht ka qëlluar gomën e makinës dhe më pas ka detyruar të gjithë të zbresin. Menjëherë u kanë marrë telefonat ndërsa shoferit edhe paratë, rreth 1 milion lekë të vjetër që kishte me vete. Grabitësit i kanë detyruar 7 personat që të largohen dhe nëse ndonjëri do kthente kokën i kanë kërcënuar se do t’i vrasin. Pasi janë larguar fouristradën grabitësit e kanë djegur totalisht duke mos lënë asnjë gjurmë. Pasagjerët tregojnë momentin e tmerrshëm.

“Na kanë dalë para në afërsi të antenave në Kir. Ne po uleshim nga Bregu i Lumit poshtë. Na ulën në tokë dhe na thanë lini telefonat. Njëri qëlloi njëherë. Ne u bindëm, i lamë telefonat ndërsa para nuk kishim. Na thanën ikni përpara dhe mos ktheni kokën. U detyruam që të ecnim para sepse ishin me automatikë në duar dhe të maskuar. Kishim frikë sepse ata ishin të armatosur”, thotë Nikë Hasani, njëri prej pasagjerëve, raporton ShkodraNews.

“Kemi qenë në makinë si pasagjerë kur papritur na dolëm 3 persona përpara të maskuar, me rroba të zeza dhe me automatik në dorë. Na kërkuam që të ulemi nga makina dhe të dorëzojmë telefonat. Ne ashtu bëmë sepse s’kishim rrugë tjetër. Shoferit i morën edhe portofolin ndërsa unë s’kisha para por as pasagjerët e tjerë. Na urdhëruan që të ecim drejt dhe të mos kthenim kokën mbrapa. Na thanën që kush kthen kokën do të vritet. Ne vazhduam rrugën dhe kemi ecur në këmbë për rreth 50 minuta deri sa kemi shkuar tek një lokal që është më poshtë dhe aty është njoftuar policia. Në ato momente kishim frikë dhe e lamë veten për të vdekur”, thotë një tjetër dëshmitar në ngjarje.

Me dhjetra forca policie kanë mbërritur në vendngjarje duke marrë në pyetje dëshmitarët dhe shoferin për atë që ka ndodhur. Pas hetimeve paraprake 6 persona janë shoqëruar mes të cilëve dyshohet se janë 3 autorët e grabitjes. Tre shtetas nga të shoqëruarit janë nga Shoshi i Dukagjinit dhe tre të tjerë nga Pulti. Ngjarja ka bërë bujë tek banorët e Dukagjinit të cilët tashmë kanë frikë të udhëtojnë ndërkohë që në atë zonë grabitjet kanë ndodhur edhe më përpara.