Një ngjarje e rallë ka ndodhur në Bullgari. Tifozët e Lokomotiv Plovdiv janë përleshur në mes të fushës me tifozët e skuadrës mike, CSKA Sofie.

Këta të fundit kanë çarë rrjetat rrethuese të fushës, duke u futur brenda dhe duke u përleshur me tifozët kundërshtarë. Lojtarët dhe policia ka ndërhyrë, por e ka patur të vështirë që të qetësojë situatën.

Përleshja ka vazhduar për disa minuta, madje ka patur dhe disa të dëmtuar. Kujtojmë që në Plovdiv ka luajtur dhe Partizani, kundër Botevit, në qershor të këtij viti.