Ajo nuk pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes për format e saj trupore, por për projektet e saj muzikore dhe rolet e saj në teatër.

Po flasim për Laura Nezhën e cila e ftuar sot në programin Lart e Poshtë, ka treguar për herë të parë mjediset e biznesit të saj, por njëkohësisht ka folur edhe për projektet e saj në muzikë e teatër.
Kënga e saj e fundit “ Je dashuri” duket se u mirëprit nga publiku, edhe pse bukuroshja bionde largohet dhe rikthehet në muzikë.

Por e pyetur nga gazetarja Suada Daci, nëse do ta pranonte Laura një rol nudo ajo është përgjigjur:
“Nuk e kam parë të arsyeshme dhe nuk mendoj se është  zgjedhje e pershtatshme. Por ama do të bëj role që sfidoj veten dhe i radhës është në shfaqjen “ Shërbëtorja” ku une duhet të luaj rolin e një vajze të izoluar, që ka trysni të forta madje i duhet të ndryshojë edhe drejtimin seksual”, ka thënë Laura.