Një minator në Bulqizë ka mbetur i plagosur pasi i ka rënë një masiv gurësh.

Policia tha se në ambientet e brendshme të një galerie kromi shtetasi U.Gj, rreth 39 vjeç, banues në Bulqizë (punëtor në galeri), duke punuar është plagosur në kokë. Dyshohet se është shembur një masiv gurësh”

Pas ndihmës së parë të marrë spitalin e Bulqizës, i dëmtuari është nisur me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

Vetëm një javë më parë në galeritë e Bulqizës vdiq një minator. Nuk ka asnjë të dhënë nëse policia dhe prokuroria i hetojnë këto aksidente të nëntokës.