Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker e ka angazhuar nënkryetarin e parë Frans Timermans, të ndërmjetësojë në kontestin kufitar mes Kroacisë dhe Sllovenisë dhe ai deri në fund të këtij viti dihet t’i vizitojë dy vendet.

Zëdhënësi i Eurokomisionit për agjencinë HINA deklaroi se Junker me kryeministrat e dy vendeve ka biseduar për problemin kufitar dhe për atë që ka pasuar pas publikimit të vendimit  të Gjykatës së Arbitrazhit më 4 korrik.

Пирански Залив

Kroacia doli nga procesi i arbitrazhit për kontestin kufitar për shkak se si sipas saj, Sllovenia “në mënyrë të pandreqshme e ka kontaminuar”, nuk e pranon vendimin arbitrazh dhe nuk planifikon ta zbatojë, ndërsa Sllovenia insiston në atë se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit duhet të zbatohet.

Kryeministri slloven Miro Cerar në shtator e anuloi mbledhjen e kontraktuar në Zagreb me kolegun e tij kroat Plenkoviq, pasi që në fjalimin para Asamblesë së përgjithshme të KB-së kryetari i Qeverisë së Kroacisë edhe një herë e hodhi poshtë vendimin arbitrazh dhe e akuzoi Lubjanën për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.