Sekretari amerikan i Shtetit Rex W. Tillerson ka uruar Shqipërinë me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë, duke vënë theksin njëkohësisht edhe te përpjekjet e qeverise për të vëne ne zbatim reformat kyce.

Tillerson e vë theksi pikërisht te përpjekjet që po bën vendi ynë në zbatim të reformës në drejtësi por edhe reformave të tjera në luftën kundër korrupsionit.

Mesazhi

Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, i përcjell urimet më të mira popullit të Shqipërisë teksa festoni 105 vite pavarësi.

Shqipëria është një vend mik dhe aleat i vyer dhe Shtetet e Bashkuara presin me kënaqësi përparimin tuaj të vazhduar drejt integrimit më të madh euro-atlantik dhe anëtarësimit në BE. Vlerësojmë thellësisht kontributet e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin për Mposhtjen e ISIS si dhe promovimin nga ju të stabilitetit në rajon.

Përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e saj të vazhduara për të vënë në zbatim reforma kyçe përfshi reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, si dhe luftën kundër krimit të organizuar. Këto janë hapa të rëndësishme për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe të begatë për popullin tuaj. Urime popullit të Shqipërisë në ditën tuaj kombëtare.