SHBA-ja do të vazhdojë me luftën për eliminimin e kërcënimeve terroriste, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tilerson para fillimit të takimit me ministrin belg të Punëve të Jashtme, Didie Rejnders.

Me rastin e sulmit të djeshëm në Nju-Jork, të kryer nga ana e një pjesëtari të grupit Shteti Islamik (SHI), të cilin autoritetet amerikane e cilësuan si akt terrorist, Tilersoin theksoi se bota “sërish e pa fytyrën e keqe të terrorizmit, fytyrë që nuk njeh kufij”.

“E përshëndesim dhe e çmojmë mbështetjen e të gjithë partnerëve tanë në luftën globale kundër terrorizmit dhe do ta vazhdojmë atë luftë që t’i eliminojmë këto kërcënime”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit.

Рекс Тилерсон и Дидие Рејндерс

Sipas të dhënave fillestare nga tetë të vdekurit në sulmin në Manhatën, njëri është shtetas belg, ndërsa pesë të tjerë janë argjentinas. Për tre nga 11 të lënduarit, gjithashtu është komunikuar se janë belgë.

“Përveç për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, duhet të vendosim edhe praktikë të mirë për luftë kundër radikalizmit dhe terrorizmit që zhvillohen në vetë vendet”, theksoi Rejnders.

Ai vlerësoi se bashkësia ndërkombëtare së bashku mundet “të përballet me sfidat globale”.