Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik sot publikoi thirrje publike “02 sfidë” përmes të cilës do të financojë pilot prodhim inovativ, shërbim, proces ose metodologji  me të cilët do të mund të kontribuohet në zvogëlimin e ndotjes së ajrit. Me thirrjen njëkohësisht ky institucion fillon aktivitete për nxitjen e zbatimin të inovacioneve edhe në sektorin publik për ta zgjeruar tregun për inovatorët.

Për thirrjen, që është e hapur deri më datën 30 të këtij muaji, janë ndarë gjashtë milionë denarë. Duhet të dorëzohen zgjidhje nga sferat: shfrytëzim i ngrohjes, transportit dhe mobilitetit dhe ndërtimtarisë dhe alternativa urbane. Mund të aplikojnë ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, me përfshirjen e të cilëve Fondi dëshiron ta zgjerojë përfshirjen e shfrytëzuesve të mjeteve për inovacione dhe ku mendon se ka potenciale të pashfrytëzuara.

Zgjidhjet kanë të bëjnë me ndryshimin e shprehive dhe praktikave për ngrohje, teknologji të reja për ndjekje dhe parashikim të gjendjes me problemin, zbatimin e shprehive të qarkullimit, nxitjes së uljes së shfrytëzimit të automobilave. “Kur financojmë zgjidhje teknologjike nuk nënkuptojmë vetëm filtër për ajër, por edhe metodologji të rregullimit të komunikacionit në Shkup, Manastir, Tetovë, Shtip… Njëra prej zgjidhjeve mund të jetë nxitje e përpunimit të mbulimeve të gjelbra”, tha në konferencën për shtyp, drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski.

Gjatë përzgjedhjes do të vlerësohet vlerësimi i ndikimit të zgjidhjes së ofruar në uljen e ndotjes së ajrit, shkallës së inovacionit, përfshirjen e partnerëve të tjerë, potencialin e tregut…

Fondi do të investojë 90 për qind të projekteve, ndërsa 10 për qind të tjera i mbulon aplikuesi. Në pajtim me buxhetet të cilat do t’i ofrojnë aplikuesit do të vendoset nëse do të financohet një ose më shumë zgjidhje.

Zgjidhjet e zgjedhura do të ofrohen në ministritë, komunat dhe Qyteti i Shkupit.

Sipas Luiza Uinton, përfaqësueuse e Zyrës së UNDP-së në Maqedoni, nuk ka çështje tjetër e cila i shqetëson banorët e Shkupit më shumë se ndotja a e ajrit dhe e cila tejkalon edhe dhjetë herë nga vlera e lejuar. UNDP-ja, siç paralajmëroi. i analizon arsyet dhe zgjidhjet dhe do t’i prezantojë në studim i cili rezulton me atë se 32 për qind e grimcave të dëmshme janë prodhim i ngrohjes.

Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik për herë të parë me këtë thirrje vendos edhe mekanizëm për mbështetje direkte profesionale të aplikuesve potencialë, Në dy javët e ardhshme, ekipet e Fondit do të realizojnë edhe katër info sesione rajonale në Tetovë, manastir, Shtip dhe Shkup.

Përveç “02 sfidë” Fondi në periudhën e ardhshme do të zbatojë pilot projekte për zbatimin e inovacioneve edhe në fusha tjera në sektorin publik, para së gjithash, në arsim.