Kapiteni i Paris Saint-Germain e vlerëson shumë sulmuesin e ri të skuadrës.

Kylian Mbappe u transferua këtë verë nga Monaco tek Paris Saint-Germain për 180 milionë euro.

Shifra e cila është paguar për 18-vjeçarin ka bërë që të nisin edhe kritikat ndaj tij, për vetëm katër golat e realizuara me fanellën e PSG në këtë fillim sezoni, por Thiago Silva i ka dalë në mbrojtje reprezentuesit francez, duke e lavdëruar për profesionalizmin që po shfaq në ekip.

“Të gjithë e po vendosin nën presion një lojtar që është ende adoleshent”, ka thënë Silva.

“Duhet marrë shembull edhe Neymar, që është 25-vjeç dhe e ka të vështirë ta menaxhojë presionin”.

“Mbappe për moshën që ka, ka treguar se është profesionist i madh dhe unë jam i impresionuar nga ai”, ka theksuar ndër të tjera braziliani.