Akuza të reja kanë dalë në dritë kundër producentit hollivudian, Harvey Weinstein. Këtë herë një aktore britanike e ka akuzuar atë për shfrytëzim prostitucioni.

Producenti hollivudian, Harvey Weinstein, i cili është në qendër të skandalit për ngacmime seksuale, është akuzuar edhe për shfrytëzim prostitucioni. Në një rast të prezantuar në Nju Jork, aktorja britanike Kadian Noble, shprehet se kompania e producentit ka “thjeshtuar me vetëdije” udhëtimet jashtë vendit të Weinstein. Gjatë tyre, ai ka “rekrutuar me dhunë aktore për takime seksuale nën premtime false për punë”.

Në këtë mënyrë është zgjeruar edhe më tej skandali që lidhet me shantazhet e përfitimeve seksuale nga producenti i njohur hollivudian.

Aktorja britanike denoncon se ish-numri një i “Miramakx” e ka detyruar të kryejë akte seksuale në një dhomë hoteli me rastin e festivalit të Kanës në 2014.

Në akuzë konfirmohet se Weinstein kishte thirr edhe një producent tjetër të kompanisë, i cili i tha aktores se duhet të tregohet “një vajzë e mbarë dhe të bëjë çfarëdolloj gjëje që ai dëshironte”.

Duke i kërkuar këtë, producenti i ka premtuar se do t’a lejojë që të punojë përsëri me kompaninë.