Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mbrojtur edhe njëherë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“Marrëveshja e demarkacionit është mirë, është e qartë, e saktë, profesionalisht e argumentuar dhe e mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi, gjatë një fjalimi të mbajtur në një konferencë ndërkombëtare në Prishtinë, në mbrëmjen e së hënës.

“Çdo pretendim tjetër është vetëm zhagitje dhe humbje kohë, e dëmshme për shtetin e Kosovës dhe për të ardhmen euroatlantike”, ka vlerësuar Thaçi, në konferencën me temë “NATO dhe dinamikat e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kohën e sfidave të sigurisë globale”.