Në disa nga muajt e fundit ka rritje serioze të pagesës së tatimeve në vend, por kryhet edhe kthim serioz i TVSH ndaj firmave. Këtë sot e theksoi ministri i Financave, Dragan Tevdovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë promovimit të sotëm të ndihmës së realizuar nga BE-ja në Drejtorinë për të ardhura publike.

“Nga janari deri më tani pagesa e tatimeve është diku 4,7 për qind më e lartë nga periudha e njëjtë vitin e kaluar, që ka të bëjë, para se gjithash në disa muajt e fundit. Kjo është mirë, sepse kemi rritje serioze të pagesës edhe nga aspekti i Ministrisë së Financave, sepse vjen deri në përshpejtim dhe përmirësim të pagesës në muajt e fundit. Kjo do të thotë se ndodh përmirësim i aktivitetit ekonomik”, deklaroi ministri.

Ai shtoi se në dy muajt e fundit kthimi i TVSH-së zhvillohet më shpejt pasi që kthimi do të dorëzohet në DAP.

“Procesi është seriozisht i përshpejtuar në raport me vitet paraprake dhe fut më shumë likuiditet, firmat më shumë punojnë, e pastaj paguajnë tatime. Kështu që ne jemi të kënaqur nga këto procese”, theksoi ministri i Financave.

Lidhur me projeksionet në Propozim-buxhetin për vitin 2018 vlerëson se ato janë reale dhe të realizueshme.

Potencoi se edhe ne edhe institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare me këtë projeksion tregojmë se viti i ardhshëm do të jetë kthesë dhe se punët do të ecin përpara.

Tevdovski konsideron se edhe projeksionet për realizimin e investimeve kapitale janë reale.

“Nëse shihen në vitin 2017 me Buxhetin janë parashikuar investime kapitale prej 27 miliardë, ndërsa vitin e ardhshëm shkojmë me 24 miliardë denarë, sepse duam të jemi realë dhe të buxhetojmë atë që me të vërtetë mendojmë se do të realizohet”, tha ministri.

Sipas tij, mendohet për sigurim të kthimit të një pjese të tatimit personal të bujqve.