Një banor i fshatit të Tetovës, Zherovjan, për shkak të borxheve financiare ka inskenuar rastin e rrëmbimit. Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë tërësisht e ndriçoi rastin me rrëmbimin e paraqitur të 52-vjeçarit A.A. nga Zherovjani, i cili është gjetur në Gostivar, ndërkaq më pas është thirrur në policinë e Tetovës.

“Në bisedë me të është konstatuar edhe se ai tërësisht e ka trilluar rastin me rrëmbimin për shkak se ka qenë i përballur me disa probleme financiare”, kumtoi MPB.

Zhdukja e A.A. ishte paraqitur në Stacionin policor Zherovjan me datë 8 të këtij muaji në orën 15:00. Më pas në telefonin e dhëndrit të A.A., N.B. (33) nga fshati Bogovinë i kanë arritur sms porosi se i zhdukuri me automobilin e tij është mbajtur nga persona të panjohur dhe se do të lirohet pasi që të dorëzohet një shumë e caktuar e parave. N.B. dje rreth orës 18:00 në Stacionin policor Tetovë e ka paraqitur rastin si rrëmbim.