Një gjykatë daneze ka rritur dënimin me burg për një vajzë adoleshente e cila kishte planikuar të kryente sulme me eksplozivë në shkollat e vendit.

17 vjeçarja, e cila ishte konvertuar në myslimane u arrestua në muajin maj pasi u zbulua se kishte bërë plane për të sulmuar dy shkolla në Kopenhagen. Policia u shokua kur gjeti në shtëpinë e saj lëndë bërthamore të rrezikshme dhe shkrime që shprehnin dashurinë për ISIS.

Gjykata e lartë rriti dënimin e saj nga 6 vjet deri në tetë, pasi mori parasysh natyrën e krimit, por edhe moshën e saj. Gjykata njoftoi se pak para se të arrestohej, ajo theri një mësues me një pasqyrë të thyer në dorë.

Adoleshentja, emri i së cilës nuk bëhet publike, u arrestuar në moshën 15 vjeç në Kundby, pranë Kopenhagenit në janar të vitit 2016. Ishte familja e saj që alarmoi policinë pasi dyshuan për lëndët e rrezikshme që kishin gjetur në bodrumin e shtëpisë. Ndërkohë dëshmitarët treguan se ajo kishte bërë planet të sulmonte një shkollë llore dhe një shkollë me shumë studentë hebrenj. /tiranapost/