Një tërmet me intensitet prej 4,1 ballë sipas Shkallës së Rihterit është regjistruar sot në rajonin më të gjerë të Hercegovinës.

Tërmeti është ndjerë  edhe në Dalmaci, ashtu edhe në pjesët qendrore të Bosnjë e Hercegovinës, duke përfshirë edhe Sarajevën.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare (EMCC), epiqendra e tërmetit ka qenë nëntë kilometra në jug të Blagajit, në një thellësi prej dy kilometrash.