Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para rreth gjysmë ore në qytetin e Pejës, te rrethrrotullimi përballë Stacionit të Trenit në qytet.

Policia e Pejës ka dalë në vendin ku ka pasur të shtëna, kurse një veturë e tipit “Audi” është rrethuar me shirita të Policisë.

Vetura, me tabela 03, i ka xhamat e thyer.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj, tha për KALLXO.com se në atë vend ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Ai tha se për momentin nuk ka informacione për të lënduar në këtë incident.

Ibraj tha se njësitë përkatëse të Policisë po merren me rastin.

Nnë Spitalin Rajonal të Pejës thanë se nuk kanë pranuar ndonjë person të plagosur.