Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku është plagosur një polic.

Mësohet se i plagosuri është Ermal Bregu, efektiv në komisariatin numër 1 në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën njohur si ish parku i autobuzave, ndërkohë që Bregu është dërguar menjëherë në spital.  Bregu ndodhet në Spitalin e Traumës dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa raportohet se ngjarja ka ardhur pas një zënke me një banor të lagjes.

Ngjarja

Policia njofton se: Rreth orës 19.35 në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka patur të shtëna me armë zjarri.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish parku i autobuzave përballë një lokali, shtetasi E.B, rreth 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit te Policise Nr 1 Tirane, por jashtë orarit të sherbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes.

Në konflik e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E.B. Shtetasi E.B., është derguar në spital dhe ndodhet  nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.