Rreth 30 persona humbën jetën, mbi 20 janë lënduar pasi një tren doli nga shinat dhe mori flakë në Republikën Demokratike të Kongos, njoftuan sot autoritetet lokale.

Treni ka udhëtuar nga rajoni minator në jug të vendit deri në Luena në provincën Lualaba, ku doli nga shinat dhe u përmbys në një humnerë.

Në incident janë  djegur 11 prej gjithsej 13-të vagona të trenit.

Autoritetet lokale paralajmëruan se është e mundur që numri i viktimave të rritet.