Të paktën 29 civilë, duke përfshirë edhe fëmijë, e kanë humbur jetën sot në sulmin ajror në një treg në bastionin e kryengritësve Atareb, që ndodhet në njërën nga “zonat e deeskalimit” në Sirinë veriore, informon Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut.

Sipas Qendrës, selia e së cilës është në Londër, tani për tani ende nuk dihet nëse sulmin e kanë kryer aeroplanë të forcave qeveritare siriane apo aleatët e tyre rusë.

Në kumtesë  shtohet  se në mesin e të vdekurve ka edhe pesë fëmijë.