Këngëtarja Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar në emisionin “Një kat më lart” të moderatorit Ermal Peçi dhe ka zbuluar disa fakte mjaft interesante, lidhur me karrierën dhe jetën e saj.

Këngëtarja është shprehur se sot nuk ka më paragjykime për dasmat dhe se të këndosh në dasma është biznes shumë i mirë.

Ajo tregoi ndër të tjera dhe mënyrën se si funksionon pagesa e saj në këto evente dhe sqaroi gjithashtu tarifat që merr kur këndon vetëm apo me grupin.

Peristeri u shpreh:

”Të gjithë këndojnë në dasma, mendoj që është shumë e mirë si biznes, është gjithmonë plot dhe lekët i merr më përpara”.