Lazio ka marrë vetëm një barazim 1:1 me Fiorentinan, fal një penalltie të akorduar në minutat shtesë të takimit

Këtë herë, Thomas Strakosha nuk arriti të bëjë mrekullinë ashtu si ndaj Dybalas, teksa u mposht nga sulmuesi vjollcë, Khouma Babacar.

Penalltia e dhënë nga arbitri Massa në fundit e takimit ka irrituar pa masë edhe drejtorin sportiv të Lazio-s, Igli Tare, i cili nuk i mbajti dot nervat dhe në fundin e takimit zbriti në fushë duke reaguar ndaj gjyqtarit kryesor të takimit