Në kuadër të qëndrimit dyditor të delegacionit qeveritar në Budapest në Samitin 16+1, kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga ekipi qeveritar sot u takua me Dejvid Tang, kryetar i “Huvaei-t” për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe vendet nordike, dhe me përfaqësues tjerë të menaxhmentit të kompanisë.

Pres-shërbimi qeveritar kumtoi se në takim është biseduar për perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit mes kompanisë “Huvaei” dhe Republikës së Maqedonisë, për hapat e ardhshëm investues, por edhe për inovacionet e reja dhe smart teknologjitë që i lansoi kompania. U konkludua se në Maqedoni janë krijuar kushte për zhvillim të klimës stabile të biznesit dhe për kushte të volitshme për investime të reja.

Përfaqësuesit e “Huavei” i kanë prezantuar smart teknologjitë e reja që i zhvillojnë, për të cilat thanë se janë aplikative për zhvillim të të ashtuquajturve smart qytete. Në këtë drejtim ata e kanë prezantuar projektin e ri të smart ndriçimit, për kanë shprehur interes që t’ia ofrojnë komunave si zgjidhje inovative që ofron mundësi për kursime të parave buxhetore komunale.