Kryeministri turk Binali Jëlldërëm sot në Londër u takua me kryeministren britanike Thereza Mej, me të cilën biseduan për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në tregti dhe në mbrojtje, njofton agjencia Anadollu.

Dy kryeministrat kanë arritur marrëveshje që ta zhvillojnë bashkëpunimin dypalësh në më shumë fusha, duke përfshirë edhe në luftën kundër  terrorizmit, si dhe t’i intensifikojnë orvatjet diplomatike për zgjidhjen e problemit të Qipros.