Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias sot do të kenë takim bilateral në margjina të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së në Bruksel.

Takimin Dimitrov – Koxias në Bruksel e konfirmuan edhe MPJ-të e Maqedonisë dhe Greqisë.

Pritet të bëhet fjalë për vazhdimin e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit të paralajmëruar për në fund të muajit, si dhe për masat për ndërtimin e besimit mes dy vendeve.

Minsitri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias  gjatë fundjavës para largimit për në Bruksel deklaroi se Greqia dëshiron të zgjidhet çështja për emrin dhe se atë ua bën me dije partnerëve të vet në BE dhe në Uashington.

Ai paraprakisht deklaroi se pret që çështja për emrin të mbyllet në gjysmën e parë të vitit 2018.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe kryeministri Zoran Zaev, ndërkaq, javën e kalaur theksuan se Maqedonia ka vullnet politik për zgjidhje të kontestit, se duhet të bëhet hap përpara dhe të shfrytëzohet klima pozitive në marrëdhëniet me Greqinë.

Konfirmuan se bisedimet për çështjen me emrin do të vazhdojnë nga fundi i muajit.