Tashmë albumi i saj i shumëpërfolur është në treg dhe të gjithë ata që vendosin ta blejnë do të gjejnë brenda saj një letër të shkruar nga vetë Taylor Swift.

Këngëtarja 27-vjeçare vendosi që këtë album ta shoqërojë me një prolog ku tregon se gabimet e saj por edhe thyerjet e zemrës që ka kaluar, njerëzit i kanë përdor për tu argëtuar.

Gjithashtu, Taylor nëpërmjet kësaj letre u ka zbuluar fansave të saj të mirat dhe këqiat e të qenit artist dhe sesa e vështirë është ta njohësh në të vërtetë një person.

“Gabimet e mija janë përdorur kundra meje, ndërsa dështimet e lidhjeve të mija dhe lëndimi që kam kaluar janë përdorur si burim argëtimi për shumë njerëz. Ka diçka tek njerëzit që na rrethojnë. Mendojm se i njohim por në të vërtetë njohim vetëm atë çfarë ata vendosin të na tregojnë”– janë këto disa nga fjalët që ajo shkruan në prolog.