Futbollisti me origjinë nga Kosova, Shkëlqim Demhasaj, është duke shkëlqyer në kampionatin zviceran.

Demhasaj, 21-vjeçar, që luan për skuadrën e Luzernit shënoi gol edhe në sfidën e sotme ndaj Bazelit.

Skuadra e tij u mund me rezultatin 1-4, përkundër faktit se ai e shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 18-të, i cili njëkohësisht ishte edhe goli i 5-të në kampionat për të.

Përveç Demhasajt në sfidën e sotme u aktivizuan edhe 3 futbollistë të tjerë, bëhet fjalë për mesfushorin e Luzernit Hekuran Kryeziu, dhe dy futbollistët e Bazelit Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka.

Në minutën e 85-të, Kryeziu la fushën e lojës pasi u ndëshkua me karton të kuq.