Një palestinez që vrau një person dhe plagosi gjashtë të tjerë në një supermarket në Hamburg të Gjermanisë, në korrik donte të vriste sa më shumë të krishterë të ishte e mundur për t’u hakmarrë ndaj padrejtësive kundër myslimanëve në mbarë botën.

Të dhanë u bënë publike nga  prokurorët.

Sipas tyre, i dyshuari, i identifikuar vetëm si Ahmed A, i konsideronte veprimet e tij si një “kontribut për myslimanët nga mbarë bota”.

Megjithatë, ata thanë se aktualisht nuk ka dëshmi që konfirmon se ai kishte mbështetjen e ndonjë grupi ekstremist.

e akuzuar zyrtarisht

Prokurorët thanë në një deklaratë s Ahmad A., një azilkërkues i me origjinë palestineze, ishte vënë nën akuza zyrtare.

Ai është akuzuar për vrasje dhe gjashtë akuza për vrasje në tentativë.