Kryebashkiaku Andreas Hollstein 57 vjeç, i cili është në krye të Bashkisë të Altenas u trajtua në spital pasi u sulmua nga një person që kritikoi politikën e tij karshi refugjatëve. Zyrtarët kanë thënë se ka shumë gjasa që sulmi të jetë i motivuar politikisht, për shkak se agresori nuk ka qenë dakord me politikën e butë ndaj emigrantëve që ka shfaqur Hollestein. Zëdhënësi i Angela Merkel, Steffen Seibert shkroi se sulmi ishte i tmerrshëm. Andreas Hollstein, 57 vjeç, kryebashkiaku i qytetit perëndimor të Altena, u sulmua të hënën në mbrëmje në një restorant nga një person që ka kritikuar me zë të lartë politikën e tij tejet pro emigrantëve.

Agresori 56 vjeç që duket se ishte nën ndikimin e alkoolit ka përdorur një thikë që kishte një gjatësi prej 30 centimetrash, raporton “Spiegel Online”. Ai u arrestua direkt në vendngjarje. Qyteti gjerman i Altenas mësohet se kishte pranuar tejet mase emigrantë, në kohën që Gjermania ka pranuar që nga viti 2015 më tepër se një milionë emigrantë nga e gjithë bota. Ky qytet ka afërsisht 17 mijë banorë. Kryeministri i shtetit North Rhine-Uestphalia Armin Laschet tha se shërbimet e sigurisë supozonin se sulmi ishte “politikisht i motivuar”. Hollestein u dërgua në spital dhe se pak orë me vonë është liruar. Kryebashkiaku ka falënderuar një punonjës të restorantit që e kishte ndihmuar dhe se edhe ky i fundit kishte mbetur i plagosur, gjithashtu. Hollstein është shprehur se është i lumtur që është gjallë dhe se kjo gjë është arritur falë ndihmës së njerëzve përreth. Mediat vendase nënvizojnë se agresori e kishte pyetur Andreas Hollsteinin para se ta sulmonte: “A jeni ju kryetari i bashkisë?”. Ministri i Drejtësisë i Gjermanisë, Heiko Maas ka shkruar në Tuitter se shteti gjerman kurrë nuk do të pranojë që njerëzit të sulmohen për shkak se ndihmojnë të tjerët. Edhe sulme të tjera të ngjashme ka pasur në Gjermani. Në tetor 2015, kryebashkiaku i Këlnit Henriette Reker u sulmua nga një person me prirje ekstremistë të djathta.